Një aksident ka ndodhur sot në Berat, ku janë përplasur një mjet Mitsubishi me një Ford Focus. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar nëna së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, Edlira dhe Stivi Çallmori.
Ata janë dërguar në Spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore, kurse dy drejtuesit e mjeteve Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kane pësuar dëmtime. Në vendngjarje forca të shumta policie./albeu.com