EMRAT/ Aksident në aksin Levan Tepelenë, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” dhe si pasojë janëplagosur tre persona.

Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, banuese në Tiranë 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të lidhura

None found

Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali.

Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 


Shtuar 3.08.2023 19:25