Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarë ka folur për një krizë të madhe për shoqërinë tonë, siç është edhe emigrimi i minorenëve shqiptarë jashtë shtetit.
Ai ka përmendur edhe raportin mujor të ministrisë së çështjes sociale të Italisë, ku tregohet se numri i fëmijëve zë vendin e tretë të atyre pas Ukraina dhe Egjipti duke lënë pas shumë vende që janë në konfliktit.
Ilir Meta: Problem shumë madhor për shoqërinë tonë. Tregon një krizë të madhe të shoqërisë sonë, të vendit tonë. Tema ka të bëjë me emigrimin e minorenëve shqiptarë pa prindër. Shqipëria nuk po zbraz vetëm nga truri por dhe nga fëmijët, nga ata pa prindër. Raporti mujor, i ministrisë së çështjes sociale të Italisë, tregon se numri i fëmijëve zë vendin e tretë të atyre pas Ukraina dhe Egjipti. Duke lënë pas shumë vende që janë në konfliktit.
1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi etj.
Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë edhe poshtë nivelit të viteve 1960, ku popullsia e regjistruar ka qenë 1.2 milionë banorë”, tha Meta./albeu.com