Emigranti shqiptar me “Lamborghini” i pabindur, ndalohet sërish nga policia (FOTO LAJM)

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u ndëshkua me gjobë në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.

Gazeta Express ka kapur momentin kur emigranti nga Zivcra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Kujtojmë se, Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Kujtojmë se drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë./Express


Shtuar 23.07.2021 08:23