“Emigrantët mbajnë nga 10 vota nëpër duar, dështim total!”/ Lala: Po dërgohen video të votës së diasporës për “shefat”

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për krimet zgjedhore dhe problematikat e tjera që shoqërojnë zgjedhjet.

Votimi i diasporës ka shfaqur shumë problematika, për shkak se zarfat nuk dorëzohen sipas marrëveshjes që ka KQZ, individualisht, por në rrjetet sociale po shfaqen persona që mbajnë shumë vota në duar dhe i plotësojnë. Po kështu, gazetarja Klodiana Lala, tha se plotësimi i votave po filmohet dhe u dërgohet punonjësve të administratës si provë, që ata t’ua përcjellin “shefave”.

Ylli Rakipi: Votimi i disaporës ka shfaqur disa problematika. Emigrantët dalin në Tik Tok me shumë vota nëpër duar, çka ngre pikëpyetje për dorëzimin e zarfëve, deformimin e vullnetit. Ka patur raportimet se zarfet lihen në vende jo të sigurta, dorëzohen pa kërkuar ID, e me rradhë.

Klodiana Lala: Kam shpresuar që vota e emigrantëve mund të ndihmonte për të sjellë frymë të re. Por u zgjodh mënyra e gabuar për votën e emigrantëve. Më kanë sjellë dhjetëra pamje filmike kur hapin zarfet. Nuk e kanë kuptuar që vota duhet të jetë e fshehtë. Mund të bëhej platformë elektronike, mund të ishte më normale.
Kam takuar në terren njerëz të administratës që janë të detyruar të provojnë se kanë siguruar deri në 3 vota nga emigrantët. Ka video që tregojnë emigrantët votat, me qëllim që tu provohet shefave të patronazhistëve. Ky është deformim i vullnetit të votave. Dikush për interes, dikush do të ndihmojë njeriun e vet… Nesër do të kemi rezultat të deformuar. Nuk është marër asnjë masë. E merr ai video, duke votuar.

Ylli Rakipi: Ka raportime që zarfet lihen nëpër dyqanë, berberhane. Është një dështim. Mund të bëhej elektronikisht. Kompania ka kontratë 9 milionë euro me KQZ.


Shtuar 1.05.2025 21:41