Pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Shqipëri, por edhe anasjelltas.
Ky fluks, ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare. Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin, duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.
Fluksi i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve, por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi, për të bërë pazaret e tyre për shkak të çmimeve të lira.
Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.