Emigrantët e Italisë nisen drejt Shqipërisë, 30 persona me kombësi të ndryshme do të riatdhesohen në Gjadër

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë deri më tani është duke u mbajtur me sukses.

Tridhjetë emigrantë me kombësi të ndryshme janë duke u transferuar nga shteti italian, duke u nisur nga porti i Brindisit me anijen e Marinës Ushtarake italiane “Spica”, për t’u riatdhesuar në kampin e Gjadrit.

Një transferim i mëparshëm nga Brindisi ka ndodhur më 11 prill, ndërsa numri i personave do të arrijë në rreth 50. Deri më tani, 30 emigrantë janë riatdhesuar nga kjo qendër, sipas Ministrisë së Brendshme italiane.


Shtuar 27.05.2025 21:49