Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme. Më parë, Ruseti ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
Ruseti është e treta zv.ministre që i bashkohet kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
