Emërohet shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (EMRI)

Indrit Doda, do të marrë postin e shefit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Doda, më herët ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri, për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme.

Në atë periudhë, Indrit Doda, mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale.

Sipas burimeve, Doda do të prezantohet nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.