Eduart Merkaj, është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Florjan Sulejmanin, i cili dha dorëheqjen në korrik 2025.
Eduart Merkaj, ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019.
Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).
Merkaj ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale,
Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.
Në korrik 2022, Eduart Merkaj, është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.