Edmond Llabani është emëruar ditën e sotme drejtor i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.
Llabani është një profesionist me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe administratës publike, duke pasur një karrierë të ngjashme në drejtimin e institucioneve të ngjashme. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të IEVP-së në Peqin.
Emërimi i tij vjen një ditë pas shkarkimit nga detyra të Indrit Cërloj, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Cërloji u shkarkua pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur më 13 janar.
Ndërkohë nga arratisja e Altin Ndoci u arrestuan 8 persona nga burgu i Durrësit. Ku mes të arrestuarve janë edhe 5 policë nga grupi i shoqërimit, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital.
Në pranga gjithashtu ra edhe kryeinfermieri i burgut Aulon Çuko, i cili firmosi dërgimin me urgjencë në spital.
