Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush do të zëvendësojë Karakaçin

Mentor Hima, është emëruar sot administratori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, duke zëvendësuar kështu Enea Karakaçin, i cili u emërua ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Kujtojmë se Enea Karakaçi u emërua si Ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës vetëm pak kohë më parë, më 26 shkurt, në një mbledhje të gjatë të Pallatin e Brigadave të thirrur nga Kryeministri Edi Rama.

Emërimi i Himës në këtë detyrë ditën e sotme, shënon një ndryshim të rëndësishëm në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, sektorin energjitik në vend.


Shtuar 24.03.2026 20:25