Ëmbëlsira që do të na shpëtojë nga i nxehti, bëhet për 5 minuta

Me këtë vapë, asgjë nuk shijon përveçse një ëmbëlsirë e ftohtë, e ngrirë e mbushur me gjëra të mira. Cila është kjo? Cheesecake me luleshtrydhe të ngrira!

E thjeshtë për t’u bërë, pa shumë kosto dhe perfekte për pasditet e nxehta të verës, teksa shihni serialin tuaj të preferuar.

Përbërësit:

150 gram biskota, për bazën e cheesecake-ut.

75 gram gjal i shkrirë

2 të bardha vezësh

100 gram sheqer

250 gram krem pastiçerie

1 limon të shtrydhur

100 gram mascarpone

300 gram luleshtrydhe të plota

Përgatitja

Copëtojini paksa biskotat dhe shtroni me të bazën e tavës. Më pas, hidhni gjalpin e shkrirë dhe përziejini derisa biskotat ta kenë përthithur. Ndërkohë që këtë e fusni në ngrirje,në një tas hidhni të bardhat e vezëve, sheqerin dhe kremin e pastiçerisë. Përziejini për 5 minuta.

Në një tjetër tas të vogël, hidhni mascarponen dhe lëngun e limonit duke i përzier derisa të kombinohen mirë me njëra tjetrën. Aty, hidhni kremin e miksuar më parë bashkë me luleshtrydhet. Hiqni bazën e biskotave nga frigoriferi dhe hidhni kremin me gjithë përbërësit e tjerë. Pasi të keni mbuluar sipërfaqen me luleshtrydhe,futeni në ngrirje për gjithë natës, ose nëse s’ju pritet, për 3 orë./albeu.com