Për një ëmbëlsirë të freskët në këto ditë pranvere kjo recetë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kohës nga momenti që e provoni.
Për recetën ju duhen këto përbërës:
– 150 g gjalp i shkrirë
– 450 g sheqer
– 250 g miell
– Vezë
– Ekstrakt vanilje
– Kripë
– Lëng limoni
– Lëkurë e grirë limoni
Përgatitja:
Për përgatitjen e bazës:
Ju duhen: gjalp i shkrirë, miell dhe sheqer. Përzieni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe e plotë. Më pas, vendoseni në një tavë xhami dhe futeni në furrë për 180 gradë, 20 minuta. (Më pak ose më shumë minuta, në varësi të furrës suaj.)
Ndërkohë që baza po piqet, përgatisni pjesën tjetër:
Ju duhen vezët, miell, sheqer dhe lëkura e 1-2 limonave si dhe lëng limoni. Rrihni bashkë të gjithë përbërësit. Vendoseni përzierjen mbi bazën që përgatitët dhe futeni përsëri tavën në furrë për 15 minuta, 180 gradë.
Mbajini në frigorier për 1-2 orë. Mund t’i spërkasni me sheqer pluhuri në fund, nëse dëshironi./albeu.com