Reperi nga Peja, Asdren Gjikolli – Giko, ditën e sotme (e hënë) u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij.
Mbrojtja e këngëtarit është udhëhequr nga avokati i njohur në Kosovë, Kujtim Kërveshi, të cilit ia kishte lënë si amanet i ndjeri, Arlind Gjikolli – Gjikla.
Ndonëse i ka qëndruar pranë gjithmonë, Elita shton se u mbyll një plagë e se tani kanë përpara vetëm ditë të mira së bashku.
“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë: ti je i pafajshëm. I kemi duru fjalë, akuza, dyshime… por asnjëherë s’u dorzuam”, shkroi ajo në Instagram.
“Më kujtohet si sot kur me the: ‘Nese ti je me mu, s’ka rëndësi kush është kundër, veç me pas ty mjafton.’ Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti”.
“Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë”, përfundon postimin Rudi.