“Elita 5” fiton edicionin e 22-të të “Netëve të Klipit Shqiptar”

Grupi i mirënjohur ‘Elita 5’ me këngën “Natën e mirë” ka fituar edicionin e 22-të të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”.

Vokalisti Arif Ziberi falënderoi jurinë dhe vlerësoi publikun shqiptar pas marrjes së çmimit të madh, i përbërë nga plot 7 kupa për arritje të ndryshme teknike-profesionale.

“Falënderoj publikun e mrekullueshëm që na përkrah për mbi 35 vite. Derisa të jenë ata do të jetë edhe grupi Elita 5”, tha Arif Ziberi.

“Netët e Klipit Shqiptar” u zhvillua në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo ishte hera e parë pas 7 vitesh që shfaqja u rikthye në Tiranë pas disa realizimeve në Ulqin.

Çmimet e edicionit të 22-të:

-Klipi më i mirë në të gjithë komponentët: “Natën e mirë” nga Elita 5

-Produksioni Deliart: për Aurel Thëllimin

-Grafika më e mirë në klip: Pinkmoon për “Putain” nga Dafina Zeqiri ft. Vig Poppa


Shtuar 21.05.2025 11:38

Tags: ,