Elisaveta Treska emërohet Drejtoresha e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, lidhjet e biznesit me mbesën e kreut të PD-së

Elisaveta Treska, është emëruar drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, duke zëvendësuar në këtë detyrë doktoreshën Silva Bala.

Emërimi i Treskës, është bërë 2 ditë më parë, konkretisht më 5 janar.

Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska, rezulton të jetë pronare e “ROYAL HILL” një resorti eventesh në Vorë.

Ndërkohë, administratore e këtij subjekti ka qenë Shpresa Breçani, që është edhe mbesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

 

Përveç kompleksit “Royal Hill” në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska, njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara në kryeqytet.