Eliona Pitarka është gati për rikthimin në ekran. Vitin e kaluar ajo ‘braktisi’ aktrimin për moderimin, duke qenë bashkëprezantuese në emisionin e mëngjesit “Herët në MCN”, të cilën e prezantoi së bashku me gazetaren Etelina Nikolla.
Më pas, Eliona u bë nënë për herë të dytë dhe bëri një shkëputje nga ekrani. E në sezonin e ri televiziv ka gati rikthimin.
Ajo i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”. Lajmin e ka zbuluar Xhemi Shehu e cila ka shpërndarë në Instagram një video të saj dhe Visjanit gjatë mbledhjes.
Teksa e ka ripostuar në profilin e saj, Eliona shkruan: “Mirë se ju gjeta.”