Elhaida Dani zbulon si do t’i shpenzojë 50 mijë eurot nëse fiton DWS

Artistja e njohur Elhaida Dani, ka zbukuar se çfarë do të bënte nëse do të fitonte Dancing Ëith the Stars. Ajo është shprehur se do t’i investonte në një projekt.

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme.”, ka thënë Elhaida./albeu.com


Shtuar 3.12.2022 22:29