Shumë personazhe të “Për’puthen” e kanë përdorur famën e tyre për t’u përfshirë në tregun muzikor. Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim, shumë prej tyre kanë publikuar të paktën një këngë deri më tani. Madje duket sikur e kanë kthyer në një sfidë me njëri-tjetrin, se cili prej tyre do të nxjerrë më shumë këngë dhe sigurisht kush do marrë më shumë klikime.
Të fundit që kanë nxjerrë këngë dhe që nuk e prisnim aspak të ndërmerrnin këtë hap, janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”. Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e madhe e publikut nuk u prit fare mirë. Përveç mungesës së talentit të “këngëtarëve”, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë banal. Shumë e kanë justifikuar edhe me faktin se Luljeta dhe Ndriçimi e kanë bërë këngën thhjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshirë në muzikë. Megjithatë ka nga ata, artistët e vërtetë, që këngë të tilla nuk mund t’i mbështesin.
Së fundmi, Elgit Doda ka reagura i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe përkrah ka shkruar:
“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.