Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, si pasojë e tentativës për të vjedhur kabllot e energjisë elektrike të një pallati.
Në pranga ka rënë i riu B.S, i cili ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.
Gjatë momentit që policia, e ka kapur në flagrancë teksa tentonte vjedhjen, 29-vjeçari ka marrë gurë në duar dhe ka kërcënuar efektivët se do t’i godiste.
Mësohet se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.