Edhe qytetarët e Elbasanit e mirëpritën Vitin e Ri 2025 në sheshin “Gensher ”, duke shijuar spektaklin tradicional e fishekzjarreve.
Për minuta të tëra me mijëra qytetarë përjetuan së bashku momentin festiv të ndërrimit të viteve. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit që sfiduan temperaturat e ulëta iu bashkuan festës dhe ceremonisë së hedhjes së fishekzjarreve nga Bashkia e Elbasanit.
Policia si gjithmonë monitoroi situatën nga afër për të për të garantuar sigurinë dhe rendin, ndërsa Elbasani u ” ndez” nga dhe ngjyrat e fishekzjarreve të cilat krijuan një atmosferë festive të pazakontë.