Elbasan/ Ҫmimi i lartë i druve, detyrojnë qytetarët të heqin dorë nga ngrohja me zjarr

Tashmë jemi në stinën e dimrit, e kjo normalisht shton nevojën për ngrohje. Kohë më parë, ngrohja me zjarr ishte më e zakonshme, por vitet e fundit shumë familje kanë hequr dorë nga sobat me zjarr.

1 metër kub dru sot shitet 6-7 mijë lekë. Qytetarët në Elbasan thonë se nuk e përballojnë dot ngrohjen me zjarr.

Ata pohojnë se ngrohen me energji elektrike, pasi është më lirë.

Edhe kur i ndezin burimet me energji i mbajnë me orar të kufizuar.

Më pas të moshuar e fëmijë struken nën batanije.

Bashkia e Elbasanit në prag të stinës së dimrit, ka ndërmarrë nisma sociale në mbrojtje të shtresave në nevojë

Për të dytin vit rradhazi, ky institucion ka ofruar lëndën e parë drusore për familjet me vështirësi me një çmim më të lirë se tregu.

Edhe pse ngrohja me dru zjarri konsiderohet më e shëndetshme, arsyet ekonomike kanë bërë që qytetarët të heqin dorë prej druve.


Shtuar 18.12.2023 13:46