Ekzekutuan Boriçin dhe i shkuan në varrim, Gjoka-oficerit të policisë: Këta të vrasin e të vijnë në varrim…

Në një bisedë të zhvilluar mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe punonjësit të policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, i cili ndiqte hetimin për vrasjen e Gjin Boriçit, Gjoka e pyet se çfarë ishte ajo e mbrëmshmja.

Qëllimi i pyetjes ishte për të marrë informacion të përgjithshëm nga policia, ku  hetuesi e informon Gjokën duke i thënë se “…nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi…”.

Pëllumbi e pyet që, “…si duket si dorë…?

Ardriti i përgjigjet që: “…ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy autorë ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka…”

Pëllumbi i thotë që, “…lëreni në kollaren e vet….”.

Në orën 17:09 Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet ….nëse, ky e njihte D.D sepse vëllai i këtij ka takuar Dor Dulin…?

Pellumbi i shprehet që, “…këta të vrasin dhe të vijnë edhe me u pjek…. Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.

Ndërkohë siç del edhe në biseda, pas vrasjes viktimës i kanë marrë njërin prej telefonave duke ja shkrirë me zjarr. Ndërsa rrobat e përdorura autorët i kanë djegur më pas.

Në orën 02:57 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan në lidhje me telefonat e viktimës, “…Po vlla “Sky”. Jo s’ia gjetëm. Atë tjetrin ja thymë edhe e tretëm. Fshihen vlla. E fshiva krejt prej këtu. Jo, se menduam se e ka në çantë, e paska pas në xhep. Nuk e hap kush. Ska ken me ken. Makina u djeg, teshat i djegëm. Se pyta mo vlla, veç i thash ça bane…”.

Në orën 03:03, Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan, “…cil targa, se di për fjalë vëlla, jan dieg krejt. O vlla a djeg makina, se smë tha kush gja, është bo zhari makina. Si kena pa hiç, të fala të bën “kapedani”. Jo jo, kismet nesër, po ja fusim gjumë, rrim nesër.

Në orën 03:13, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe e pyet: “…nëse ka dhënë gjë televizori…”, gjithashtu i kërkon që “…të kishim dalë në plazh se jemi këtu në zonë, jemi përballë këtij që na morri. Mirë shife vetë po sjena mirë këtu, po tu bëshim bashkë dhe të kishim edhe cel. Mendoje vetë, po veç se jena afër makinës…”.

Në orën 03:45 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan “Visi më shkruajti, a po vini këtej ose vi tju marrë unë, se i thash të fala ke nga ti. Thot vij t’ju marr dhe rrim ka shpia. I thash, jo jo, nesër me kismet. Po i them po ja fus gjumit dhe dëgjohena nesër…”.

Në orën 09:11 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe i kërkon që të marrë telefonat dhe ti sjellë tek plazhi, vetëm telefonat që kena aty, se na marrin njerëzit dhe përse mos me ju përgjigj.

Në orën 09:29 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin  Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan dhe i kërkon që të çoj dikë që të marrë telefonat që kena aty, fute edhe të “Samos” në çantë.

Në orën 11:47 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Klodori i shkruan që, jam duke ardh me “V” andej se don me ardh të telefonoj, direkt tani po nisem.

Ndërkohë në orën 12:28 Edmond Preka duke përdorur G8KC24 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka, të cilit i tregon që është duke ardh “Lopata” (Behari).

Pellumbi i thotë që, …po rrim te ara thuj se ktu ka shumë njerëz…”

Edmondi dakordësohet dhe i kërkon Pëllumbit që ti thoj që, “ato” duan çelsat. (telefonat).

Pëllumbi i shkruan që, po shkon “Zeqo” ti marri se jemi bashkë.

Gjithashtu në orën 14:49 Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj, punonjës policie në Shkodër dhe njeriu që po merej me hetimin për zbardhjen e vrasjes së Gjin Boriçit.

Pëllumbi e pyet se, “…ccfarë ishte ajo e mbrëmëshmja…”, duke nënkuptuar vrasjen e Gjin Ndoj.

Punonjësi i policisë Ardriti i përgjigjet që, “…nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumbi e pyt që, “…si duket si dorë…?

Ardriti i përgjigjet që, “…ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim diçka…”

Pëllumbi i thotë që, “…lëreni në kollaren e vet….”.

Në orën 17:09 Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet ….nëse, ky e njihte D.D sepse vellai i ktij ka takuar Dor Dulin…?

Pellumbi i shprehet që, “…këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek…. Pëllumbi i shkruan Arditit nëse, ke info për Dorin më thuaj.

Po kështu në orën 22:35 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka, të cilit i tregon që, ai “Dori” (Dorjan Duli) tan ditën ka nejt aty, paska pas shumë muhabet me të (me viktimën Gjin Ndoj).

Pellumbi e pyet se, “…me kë rrin “Dori” aty…?

Behari i tregon që, …rrin me vëllain e Sandër Matis dhe me një magjyp…

Pëllumbi shprehet,… i bie që do të shkoj edhe në varrim…..

Behari shprehet që, “….nuk jam duke ik se veç ma e vra aty…”.

Ndërkohë në 10 gusht 2020 ora 09:34, Klodor Haka, duke përdorur C5FFC8 komunikon me përdoruesin e NP8LS4 i identifikuar si Ervis Martinaj, ku së bashku flasin për një makinë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Gjin Boriçit.

Në orën 12:27 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Gjoka tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori (Dorian Duli) nuk ishte.

Në orën 15:01 Behar Brajoviq, duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Behari i tregon që, “…ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm…”

Pëllumbi i tregon që, kam folur me dikë dhe i kam thënë që janë bërë dy vjet nga vrasja e Bardh Licit dhe mos e kanë vrarë Lict, kry me kry, kështu i thash.

Behari i thotë që, mirë ke bërë.

Pëllumbi shprehet që, duhet me shpërnda tym.


Shtuar 4.08.2023 11:53