Policia ka identifikuar autorin e masakrës së Shkodrës, i cili vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë.
Bëhet fjalë për shtetasin Rakip Gilla, i cili arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Pas krimit, ai është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar.