Ekzekutoi bashkëshorten dy ditë më parë, Gjykata e Elbasanit merr vendimin për 58-vjeçarin

Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për Koç Buzon, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij Liljana Buzo dy ditë më parë.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë për ta lënë në burg.

Kujtojmë se e ndjera u qëllua me kallashnikov  sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën. Plumbat kapën edhe dy persona të tjerë, një avokat dhe një kalimtar, Gëzim Toçila si dhe Adriatik Kola, janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 12:14