Është ekzekutuar me armë në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit, biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ai është ekzekutuar nga dy persona. Autorët janë larguar me motor menjëherë pasi kanë kryer krimin.
Të lidhura
None found
Ndërkohë që lidhur me ngjarjen ka reagua edhe policia e cila ka ngritur postblloqe dhe grupe kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve.
Njoftimi
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
Nikulaj ka ndërruar mbemrin në vitin 2015-të pasi më parë e ka patur Marku.ai ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në vitin 2021 nën logon e PSD-ë, ndërsa këtë vit ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
/AlbEu.com/
