Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar një detaj lidhur me vrasjen e Edmond Papës, të premten, brenda një lokali në zonën e Selitës në Tiranë.
E ftuar në emisionin “Top Story”, Dorjana Bezat thotë se viktima e të premtes ishte takuar me Aleksandër Sadikajn, 2 ditë para se ky i fundit të vritej me lëndë plasëse në mjetin e tij.
“Ka të dhëna Policia se viktima e të premtes, Edmond Papa, ishte takuar në Sadikaj në në hotelin e tij në Sarandë vetëm 2 ditë para se të ndodhte vrasja. Dyshohet se janë takuar dhe janë prishur për pazaret e drogës, ndaj dhe ka ndodhur ngjarja”, tha në fjalën e saj Bezat.