Ekzekutimi në mes të ditës i Elton Javorit në Fier, arrestohet një nga autorët e dyshuar, në kërkim vëllai i tij

Është arrestuar një nga autorët e dyshuar e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth një vit më parë në mes të ditës në qytetin e Fierit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Kreshnik Gashi, ndërsa vëllai i tij, Agim Gashi është ende në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2023, ku dy vëllezërit e dyshuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë 41-vjeçarin.

“DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Kreshnik Gashi, të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Agim Gashi, (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elton Javori.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 27.09.2024 10:55