Ekzekutimi mafioz i 23-vjeçarit në Vlorë, policia gjen një “BMW” të djegur, “blindon” zonën

Policia e Vlorës ka gjetur një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Dyshohet se makina i përket autorëve të cilët ekzekutuan 23-vjeçarin Gëzim Sinomati mbrëmjen e sotme në ballkonin e banesës së tij. I riu kishgte dalë në ballkon dhe po pinte cigare kur u qëllua për vdekje.

Policia thotë se autorët, të cilët kanë braktisur makinën, kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

/albeu.com


Shtuar 7.01.2024 23:26