“E vrava sepse me ngacmoi shoqen. Ajo ishte në shoqërinë time dhe reagova kur 34-vjeçari shqiptar po e shqetësonte”, kjo është dëshmia e 33-vjeçarit grek, që vrau me arme gjahu shqiptarin, Julian Kosova në ishullin e Mykosn në orët e para të mëngjesit sot.
34-vjeçari me origjinë nga Vlora u ekzekutua nga një 33-vjeçar grek pas një sherri për një vazjë.
Vrasja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela, në ishullin e famshëm të Mykonosit.
Sipas dëshmisë së autorit, shqiptari ngacmoi vajzën, e cila ishte nën shoqërinë e autorit të krimit. Sherri mes shqiptarit dhe grekut ka agravuar deri në pikën kur, 33-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, i cili për fat të keq ndërroi jetë, pasi plumbi e kapi në kokë.
Në sherr e sipër, shtetasi grek, i cili është arrestuar ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit.
Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën.
Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit.
Viktima
Autori
/albeu.com/