Zbardhet dinamika e ngjarjes që ditën e sotme tronditi Elbasanin, në prag zgjedhje.
Autori i krimit është identifikuar, ndërsa raportohet se autori është larguar me një makinë të një qytetari tjetër të cilin e ka vjedhur dhe e ka detyruar të zbresë nga makina dhe është larguar në drejtim të paditur.
Si ndodhi?
Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina I janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri tjetrin.
Xhuvani dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori I policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota.