Policia e Shtetit ka zbarkuar në Lezhë, pas atentati ndaj krahut të djathtë të Emiljano Shullazit. Bëhet me dije se janë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit dhe po bëhen kontrolle të imtësishme të automjeteve. Krimi ndodhi në aeroportin e Rinas, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet.
Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, punonjës i AMP. Viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe në aeroport po e priste Shaljani, duke e shoqëruar me një mjet anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës.




