Këtë të shtunë, i është dhënë lamtumira e fundit 64-vjeçarit, Gjovalin Prendi, i cili u vra dy ditë më parë në Pllanë të Lezhës.
Ceremonia mortore mësohet se është bërë nën masa të rrepta sigurie. Policia mori masa, pasi familja e viktimës konkretisht djali i ndjerë i 64-vjeçarit Roan Brahimi, ka patur shumë konflike me grupe kriminale.
Frika për raste të tjera kriminale nga konfliktet e vjetra është i lartë. Një tjetër detaj që ka sjellë masa të rrepta sigurie, është edhe fakti se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë nusja e Roan Brahimit dhe jo 64-vjeçari.
Edhe vetë Roan Brahimi, u ekzekutua në maj të vitit të kaluar në Athinë, në sy të gruas së dytë dhe fëmijës.
Policia gjithashtu, ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona.
Gjovalin Prendi, 65-vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e 17 prillit në fshatin Pllanë të Lezhës, teksa po konsumonte kafe në lokalin e tij.
Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi.
Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti, duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre, ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit.
Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrëse, për shkak të përfshirjes së djalit të tij në ngjarje kriminale. 65-vjeçari nga ana tjetër ishte njeri me reputacion në zonë dhe interesohej për drejtësi, ndërsa gjithashtu ka bërë çmos që saga e vrasjeve të ndalej.