Ekzekutimi i Everest Çakajt, dyshohet se u përfshi në vrasjen e bujshme

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati në Elbasan ku mbeti i vrarë Everest Çaka.

Everest Çaka, i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka, dyshohet se ishte një nga personat e përfshirë në vrasjen e Gëzim Alikajt vite më parë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi vite më parë, më konkretisht në 29 Maj të vitit 2010 ku Gëzim Alikaj u vra ndërsa ishte duke punuar si shofer në një kompani transporti. Në atë kohë, Ibrahim Çaka së bashku me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun u morën si të dyshuar për ngjarjen.

Çaka dyshohej për vrasjen e Alikajt pasi vëllai i këtij të fundit ekzekutoi vëllain e Ibrahim Çakajt në Spanjë vite më parë.

Ndërkohë në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të martë, pista kryesore ku policia po heton është ajo e hakmarrjes.

 


Shtuar 11.05.2021 21:52