Ekzekutimi i Erjon Xhenjes në Shkodër, çfarë dëshmoi babai i tij: S’më erdhën për ngushëllim as vëllai, as nipat

Ishte i pari që pa trupin e pajetë të të birit, por edhe gjithë tragjedinë duhet që ta kalonte vetëm. Babai i Erjon Xhenjes ka treguar se çfarë ka ndodhur pas vrasjes të së birit, detaje që janë zbuluar në emisionin “Në shënjestër”. Babai i Erion Xhenjes, që dha për grupin hetues, një indicie të arsyeshme se kush mund të ishin autorët e vrasjes së djalit të tij, i cili edhe pse nuk hodhi akuza të drejtpërdrejta, tregoi për hetuesit, se ai kishte shkuar për të shprehur ngushëllime në familjen Çekorja.

“Ismet Çekorja, që ishte ekzekutuar më 2 shtator 2022. Na ndanin vetëm 100 metra nga banesat e tyre. Por që sipas babait të Erjon Xhenjes, ai ishte pritur ftohtë nga familja Çekorja. Çka kishte rritur dyshimin te ai, se diçka nuk shkonte. Pa e menduar, se vrasja e Ismet Çekorjas, kishte lidhje me familjen e tij. Dhe aq më pak të dyshonte, që hakmarrja e shpejtë e tyre, do të binte mbi djalin e tij. Shkova në ceremoninë mortore të Ismet Çekorjas. Por ata më pritën ftohtë. Pas kësaj mora nipat në telefon dhe i pyeta. A mos keni ju gisht ne vrasjen e Çekorjas? Ata më thanë, jo. Por, kur u vra djali, as vëllai dhe as nipat nuk më erdhën për ngushëllim. Edhe pse babai i Erjon Xhenjes e pyeti familjen e vëllait të tij, përse kjo ftohtësi nga ana e familjes Çekorja, ai nuk e mori kurrë këtë përgjigje. Madje, ishte e habitshme mungesa e familjes së vëllait në mortin që tashmë kishte rënë në familjen Xhenje,”-u tha në emision.

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Mbrëmjen e 18 shtatorit, Bajram Çekorja nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje. E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.

Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, ka dyshime se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut, Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait.