Policia ka dhënë detaje lidhur me ekzekutimin e Çajup Selimit në Tepelenë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15 në lagjen “15 Shtatori”. Ndërkohë raportohet, se viktima fillimisht u dërgua në spitalin e Gjirokastrës por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.