Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e autorit të dyshuar të biznesmenit, Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në lokalin e tij më 19 prill.
Autori me orgjinë portugeze u arrestua këtë të hënë në Marok, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Sipas burimeve për report tv në momentin e arrestimit vrasëi portugez ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut Rabat.
Ruben Saraiva ka shkuar në Marok me dokumente false. Porositës i vrasjes së Nikulajt dyshohet të jetë Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues i krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës./albeu.com/