Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin të cilët akuzohen se kanë ndihmuar autorët në vrasjen e Ermir Dedjas, krim i ndodhur pak ditë më parë në Durrës.
Ermir Dedja dyshohet se ishte anëtar i organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë.
Lidhur me vrasjen, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë ndërsa Ndoni dhe Berisha akuzohen se sollën nga jashtë vendit makinat që u përdorën për atentatin dhe transportin e autorëve të ekzekutimit.
Vendimi i Gjykatës së Durrësit:
“1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.
3. Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.