Ekzekutimi i 22-vjeçarit Gëzim Sinomatit në Vlorë, raportohet për disa të arrestuar

Policia e Vlorës, ka  raportuar se ka vënë në pranga disa persona për vrasjen e Gëzim Sinomatajt.

Mësohet se personat në fjalë, janë me precedentë kriminalë.

Momentalisht, nuk dihet ende cilat janë provat që policia ka mundur të sigurojë e që e ka çuar deri në gjurmët e të dyshuarve.

22-vjeçari Gëzim Sinomati, u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, dyshohet me snajper, teksa ndodhej në shtëpinë e tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Dyshimet janë se autorët ishin të paktën 3 persona.

Pas krimit, ata u larguan me një makinë që u gjet në flakë pak kohë më pas.

Sa u përket motiveve, pista kryesore është ajo e hakmarrjes.


Shtuar 11.01.2024 13:17