Në kuadër të operacionit “Objektivi”, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.
Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u ekstradua Ermal Gora, i cili akuzohet për një vrasje të mbetur në tenativë, ngjarje e ndodhur në maj 2023 në Berat.
Në atë kohë ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit.
“Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas”, thotë policia.
Personat që akuzoheshin se do të kryenin vrasje ishin edhe Hamit Berisha nga Kosova, si dhe Arli Shehu nga Korça, të cilët janë arrestuar më parë.

