Dy shtetas të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, janë ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, vëllain e Nuredin Dumanit dhe Dashnor Dumani dhe Artemis Stafa, të cilët akuzohen për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale dhe janë nën hetim nga SPAK.
Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend — ishte i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga Gjykata e Posaçme për vrasje dhe vjedhje me armë.
Ndërsa Artemis Stafa, dyshohet për pastrim parash në shërbim të një grupi kriminal me bazë në Elbasan.
Policia e Shtetit, ka konfirmuar se ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë shqiptare, në kuadër të hetimeve të thelluara të ndërmarra nga SPAK, për çmontimin e rrjeteve kriminale në vend.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/ Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.