Ekstradohet nga Britania e Madhe 30-vjeçari i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për trafik narkotikësh (EMRI)

Një 30-vjeçar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Xhuljano Hoxha, i cili i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Ai akuzohet per “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky person, dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të goditur në megaoperacionin “Stuhia”, zhvilluar në nëntor të vitit 2022 në fshatin Drenovicë, Berat, ku policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Interpol Tirana, vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi:

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
Xhuljano Hoxha 30-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.


Shtuar 27.10.2025 13:51