Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka mbërritur në Rinas. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim.
Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.
Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.
Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
