Ekstradohen sot nga Dubai 3 persona të shumëkërkuar për përfshirje në organizata kriminale (EMRAT+FOTOT)

Këtë të enjte, tre shtetas shqiptarë të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi, akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime.

Policia e Shtetit, njoftoi se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Dubait.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.