Janë zbardhur të tjera detaje një ditë pas vendosjes së tritolit më makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.
Ende policia nuk ka një autor të dyshuar për këtë ngjarje, edhe pse nga kqyrja e kamerave të sigurisë është parë autori i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes më një motoçiletë dhe pasi ka vendosur sasinë e eksplozivit të mbledhur me një qese kroasanti dhe të pajisur për t’u telekomanduar, është larguar, bën të ditur BalkanWeb.
Nga pamjet e sigurisë nuk është shquar dot fytyra e autorit, ndërsa në dëshminë e saj Kuka tha se nuk kishte asnjë konflikt me askënd.
“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e di nga erdhi nga ngjarje. S’kam asnjë shqetësim apo konflikt as në punë”, mësohet të këtë thënë para oficerëve të policisë.
Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrë së Kukës./albeu.com