Pak para mesnate 24 Qershor rreth orës 23:00, një sasi lënde plasëse raportohet se ka shpërthyer në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.
Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në dritaren e një servisi motorësh në lagjen “Bashkimi”, Vlorë.
Raportohet se nga kamerat e sigurisë, është filmuar një person i cili i afrohet biznesit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Ndërkohë, pronari i servisit të motorëve ka deklaruar se “nuk kam konflikte me njeri”.
Uniformat Blu, kanë sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona.
Shpërthimi ka ndodhur në dritaren e biznesit, ndërsa ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.