Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin sa i përket kartëmonedhave të huaja të falsifikuara. Përmes një postimi në Facebook, Karamuço bën me dije se rreziku i lartë i falsifikimit ishte në kartëmonedhat e vlerave 50 dhe 100 USD (dollarë) si dhe ato 20 paund britanike.
“Pikat valutore janë njoftuar të premten nga banka e Shqipërisë për një situatë alarmante të kartëmonedhave të falsifikuara. Ndërkohë që qytetarët nuk janë njoftuar ende, 50 dhe 100 USD dhe 20 (plastike) e Paundit Britanik po mbajnë rekordin kriminal për ngjashmëri me orgigjinalin. Ju lutem mos kryeni transaksione jashtë makinerive të përditësuara të numërimit të kartëmonedhave”, shkruan Karamuço.