Një ekspert britanik ka dhënë alarmin për rreziqet e përdorimit të inteligjecës artificiale. Këshilltari special i kryeministrit britanik Rishi Sunak, Matt Clifford, ka thënë se Brenda dy viteve sistemete e inteligjencës artificiale do të jenë aq të fuqishme sa “për të vrarë njerëz”.
Në një intervistë për Talk TV, , Clifford tha se politikanët duhet të jenë të përgatitur për kërcënimet që nisin nga sulmet kibernetike deri te krijimi i armëve kimike dhe biologjike.
Clifford, i cili po ndihmon kryeministrin britanik në stafin e agjencisë qeveritare të AI, tha: “ Nëse përpiqemi të krijojmë inteligjencë artificiale që është më e zgjuar se njerëzit dhe nuk dimë ta kontrollojmë atë, atëherë kjo do të krijojë një mundësi për të gjitha llojet e rreziqeve tani dhe në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse kjo duhet të jetë shumë më lartë në axhendën e politikëbërësve.
Ai vuri në dukje se nëse njerëzit gjejnë mënyra për ta kontrolluar atë, Inteligjenca Artificiale ka potencialin për të ofruar përfitime të paçmueshme për njerëzimin.
” Nëse evoluon në drejtimin e duhur dhe ne e shfrytëzojmë siç duhet, inteligjenca artificiale mund të shërojë sëmundje, duke e bërë ekonominë më produktive, duke na ndihmuar të arrijmë në një ekonomi neutrale ndaj karbonit,” shpjegoi ai .
Kujtojmë se javën e kaluar deklarata e përbashkët e nënshkruar nga 350 ekspertë paralajmëroi se rreziku i inteligjencës artificiale që çon në zhdukjen e njerëzimit është i dukshëm.
/albeu.com/