Ndërsa një valë rekord e të nxehtit përfshin Evropën, duke vrarë qindra, qeveria britanike ka publikuar një studim holandez që tregon se gratë janë më të rrezikuara nga nxehtësia ekstreme.
Konkretisht, ekspertët, pas studimit të shkallës së vdekshmërisë gjatë valëve të të nxehtit, dhe konkretisht nga një valë e nxehtë që goditi Francën në vitin 2003, zbuluan se “ata janë 15% më të larta për gratë”. Sidomos kur flasim për gra të moshuara.
Një tjetër studim, sipas Guardian, nga studiues holandezë dhe gjermanë, në të dhënat që mbulojnë 23 vjet, konfirmoi se gratë janë në rrezik më të lartë të vdekjes, veçanërisht ato mbi 80 vjeç.
Por pse?
Profesor Hein Daanen, i Universitetit të Lirë (VU) në Amsterdam, ia atribuon këtë faktit se gratë djersitin më pak, dhe dihet se djersitja është një mekanizëm për të mbrojtur trupin nga temperaturat e larta
“Përqindja e djersës së prodhuar nga të moshuarit, janë sa gjysma e të rinjve. Dhe përqindja e djersës që prodhojnë femrat është gjysma e asaj të meshkujve”, komenton eksperti. Prandaj, sipas këtyre të dhënave, gratë e moshuara kanë mekanizmin më të dobët të mbrojtjes nga nxehtësia.
Një tjetër faktor që në rastin e nxehtësisë i bën femrat realisht “gjininë më të dobët” duket se është fakti që sistemi kardio- frymëmarrjes stresohet më shumë nga temperaturat e larta në trupin e femrës sesa të mashkullit.
As femrat e reja nuk janë imune, pasi djersitin më pak se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Rreziku i pasojave të rënda për shëndetin e tyre rritet, në fakt, pas ovulacionit, kur temperatura e trupit të tyre rritet lehtë./albeu.com